150 persona kthehen nesër në Kosovë nga SHBA-ja

150 persona do të kthehen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Një burim brenda Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit i ka thënë KOHËS se këta persona do të kthehen të shtunën rreth orës 13:30.

Ata, sipas procedurave pritet t’i nënshtrohen karantinimit. Mirëpo ndryshe nga herët tjera, të kthyerit nuk do të qëndrojnë 14 ditë, por 7.

IKSHPK-ja ka vendosur që punëtorët shëndetësorë të QKMF-së, të përcjellin gjendjen shëndetësore të personave të vendosur në karantinë dhe të bëhet testimi i tyre në ditën e shtatë pas arritjes.

Personat që konfirmohen pozitivë me koronavirus, por janë pa shenja klinike, është vendosur që të mbahen në izolim deri në shërimin e plotë të tyre, e nëse kanë simptoma të rënda klinike, të hospitalizohen në Klinikën Infektive.

Ndërkaq ata të cilët konfirmohen negativë, rekomandohet të vetizolohen në shtëpi 14 ditë, sipas udhëzimeve të IKSHPK-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button