KOVID-19: Një i vdekur dhe 1 rast i ri sot është evidentuar në Tetovë me rrethinë

Një viktimë dhe një rast i ri me virusin korona janë regjistruar sot në Komunën e Tetovës me rrethinë, kështu numri i të infektuarve në këtë rajon ka arritur në 96, prej këtij numri të shëruar janë 44 persona, njofton Portalb.mk.

Komunën e Tetovës me rrethinë numri i të infektuarve të ri me virusin korona është i qëndrueshëm, nuk ka rritje të menjëhershme të personave të infektuar, kështu duke bërë më të përballueshme edhe sistemit shëndetësor për të përballuar trajtimin e pacientëve.

Në njëzetekatër orët e fundit, në Tetovë gjithsej 10 persona nuk e kanë respektuar urdhrin për lëvizje të kufizuar, me ç’rast të njëjtit janë privuar nga liria dhe ndaj tyre do të përgatiten parashtresa adekuate për “mosveprim sipas rregullave gjatë periudhës së epidemisë”.

Ndërkaq për 16 persona janë përgatitur vendime për izolim nga Inspektorati Shtetërorë Sanitar dhe Shëndetësor, kurse deklaratë për vetizolim kanë nënshkruar 34 persona, edhe atë 4 nga Tetova kurse 30 nga Gostivari.

Në ndërkohë në Tetovë vazhdon aksioni i shpërndarjes së maskave falas nga qeverisja lokale, deri në këto momente janë shpërndarë rreth 20,000 maska mbrojtëse, doreza dhe fletushka me informacione në lidhje me pandeminë e virusit korona.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e kaluara janë bërë 242 testime, janë regjistruar 14 raste të reja me virusin korona dhe janë shëruar 20 persona, ndërkaq ka ndërruar jetë 1 person. Me këtë, numri i të infektuarve ka arritur në 1.586, të shëruarve 1.099, ndërkaq të vdekurve 90. Numri i rasteve aktive është 397.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button