Parkimi i zonal është hequr përkohësisht në disa qytete, në Shkup funksionon pa pengesa

Epidemia e koronavirusit ka rezultuar me heqje të përkohshme të parkimit zonal në disa nga qytetet e vendit. Në Ohër dhe Kumanovë parkimi i paguar u shfuqizua me fillimin e aplikimit të orës policore dhe masat për mbrojtje nga Kovid-19 në mars, por në këto qytete nga kjo javë parkimi do të fillojë sërish të paguhet për çdo orë të kaluar në parking.

Komuna e Shtipit, nga ana tjetër, pritet që ta heq parkimin zonal për qytetarët gjatë muajve maj dhe qershor. Për dallim nga Ohri dhe Kumanova, që e kanë ndaluar pagesën si masë parandaluese, autoritetet e Shtipit e kanë ndërmarrë këtë masë për t’iu dal në krah nevojave të qytetarëve dhe personave juridikë, të cilët janë të mbingarkuar financiarisht nga kriza e koronës. Gjatë periudhës dy mujore, punonjësit e shërbimit të parkimit do të angazhohen në vende të tjera pune, shkruan Meta, transmeton Portalb.mk.

Ndërsa parkimi me pagesë është hequr përkohësisht në disa qytete, dy ndërmarrjet publike të menaxhimit të parkingjeve në Shkup po funksionojnë pa pengesa. Për shkak të orës policore, por edhe për shkak lëvizjes së zvogëluar të qytetarëve, të ardhurat nga parkimi në NP “POC” dhe NP “Parkimi i Qytetit” janë zvogëluar. Sidoqoftë, llogaritjet e humbjeve të shkaktuara nga kriza e koronës ende nuk janë bërë.

“Për shkak të zhvillimeve aktuale dhe koronavirusit, ndërmarrjet publike të Qytetit të Shkupit, si dhe të gjitha ndërmarrjet e tjera publike shtetërore dhe private, funksionojnë me të ardhura dukshëm më të ulëta. Për momentin, ndërmarrjet publike janë duke bërë analiza dhe parashikime për të ardhurat e zvogëluara dhe ato do t’i dorëzohen qytetit të Shkupit”, thonë për “Meta.mk”nga Qyteti i Shkupit.

Pas analizimit të të ardhurave të zvogëluara, ajo që do të pasojë është parashikimi i tyre si zë shtesë për daljen e fondeve, i cili do të bëhet me rebalancim të Buxhetit të Qytetit të Shkupit. NP “Parkimi i Qytetit” me buxhetin aktual do të marrë subvencione vetëm 7.5 milion denarë.

NP “POC” nuk e ka përfunduar analizën e dëmeve nga koronavirusi, por ata paralajmërojnë se do të dërgojnë informacione sapo ta përgatisin atë. Parkimi në parkingjet e tyre në qendër të Shkupit vazhdon të arkëtohet, dhe tashmë 4,000 përdorues i përdorin shërbimet e tyre në mënyrë elektronike. Si masë për mbrojtje kundër përhapjes së koronavirusit, sportelet për pranim të klientëve të PE “POC” nuk funksionojnë dhe të gjitha shërbimet qytetarët mund t’i marrin në platformën e internetit poc.mk. Parkimi arkëtohet gjatë ditëve të javës deri në ora 5 pasdite, të shtunave deri në orën 1 pasdite, dhe shërbimi merimangë vepron në këto kushte kur lejohet lëvizja e qytetarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button