fbpx

Shqipëria humb statusin e kandidatit për në BE

Takimi pritet të mbahet më 10 dhjetor, ndërsa mësohet se Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian nuk do t’i japë Shqipërisë statusin e vendit kandidat, sepse një vend si Holanda ka kundërshtuar fuqishëm dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë.

Diplomatët perëndimorë kanë thënë për EurActiv se ata nuk do të ndërmarrin një vendim për Shqipërinë për momentin, duke shtuar se Shqipërisë i duhet më shumë të bëjë sidomos në 12 kushtet e vëna nga Komisioni në tetor në raportin e tij. Po ashtu ata kanë shtuar se zgjedhjet e ardhshme janë mjaft të rëndësishme.

“Mbajta e zgjedhjeve është një tjetër çështje shqetësuese”, theksojnë diplomatët perëndimorë për EurActiv.

Duke qenë se Shqipëria do mbajë zgjedhje në muajin qershor të vitit të ardhshëm, EurActiv thekson se ka shumë gjasa që vendimi i ministrave të BE-së të mos merret përpara se ata të sigurohen për zgjedhjet e mbajtura me standarde. Ata pritet të sigurohen që zgjedhjet të zhvillohen pa tensione si në rastet e mëparshme. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button