Spasovski: Në takimin e liderëve më 12 maj do ta sjellim zgjidhjen më të mirë të mundshme për ardhmërinë e vendit

Kryeministri teknik i qeverisë, Oliver Spasovski pret në takimin e liderëve, i cili është caktuar për 12 maj te presidenti Stevo Pendarovski, të bisedojë për masat dhe vendimet që janë ndërmarrë për t’u parandaluar kriza shëndetësore dhe ekonomike në vend, njofton Portalb.mk.

Ai pret që interesat personale dhe partiake të tejkalohen në këtë takim. Qëllimi kryesor, siç tha ai, është shteti dhe qytetarët dhe asgjë nuk është më e rëndësishme se kjo.

“Kjo është arsyeja pse unë mendoj se do të ketë përgjegjësi të mjaftueshme midis liderëve të partive politike që do të marrin pjesë në atë takim. Ne do të flasim dhe dëshiroj ta sjellim zgjidhjen më të mirë të mundshme për të ardhmen e këtij vendi dhe për të ardhmen e qytetarëve. Mendoj se një vendim i tillë duhet të merret sepse para së gjithash janë të nevojshme institucione funksionale që do të jenë në gjendje të përballojnë çdo lloj sfidash të ardhshme që qëndrojnë para nesh dhe kjo të jetë një udhëzues për të gjithë ne”, deklaroi Spasovski gjatë vizitës dhe inspektimit të sotëm në punimet ndërtimore të godinës së re sociale në Probishtip.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button