Zaev kërkoi dorëheqje nga Çulev për mosveprim të policisë gjatë liturgjisë fetare në Strugë

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, kërkoi dorëheqje të ministrit të Punëve të Brendshme Naqe Çulev, pasi akuzoi atë  për ngjarjet e djeshme në Strugë, kur shumë qytetarë u mblodhën në liturgjinë fetare, edhe pse janë të ndaluara tubimet masive, njofton Portalb.mk.

Zaev, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, pyet nëse ministri i Punëve të Brendshme është konsultuar me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.

Sipas Zaevit, ajo që strukturat e policisë të udhëhequr nga Çulev nuk kanë reaguar dhe kanë lejuar të ndodhin këto incidente, ngrit shkallë më të lartë të përgjegjësisë te ai dhe duhet të përfundojë me dorëheqjen e tij urgjente.

“A është konsultuar Naqe Çulev me Mickoskin para se të vendosë ta rrezikojë shëndetin e qytetarëve? A e detyron Mickoski Çulevin të organizojë ngjarje gjatë pandemisë pa masa mbrojtëse? Mickoski a i ka thënë Çulevit të mos veprojë gjatë tubimit masiv në Strugë? Mickovski a i ka lejuar Çulevit sulm ndaj gazetarit? Mickovski a i ka lejuar Çulevit gjuajtje të bombës së tymit në publik”, pyet lideri i LSDM-së në profilin e tij në Fejsbuk.

Me veprimet e tilla, akuzon Zaev, kuadrot e VMRO-DPMNE-së sërish na përkujtojnë se te ata nuk ka asnjë pikë turpi, as përgjegjësie.

“Mickovski, Çulev dhe VMRO-DPMNE ndërmarrin hapa të rrezikshëm gjatë krizës shëndetësore. Ata sërish nisen nga pozita e tyre e përjetshme partiake: sa më keq është për qytetarët, aq më mirë për opozitën. Nuk ka asnjë njeri të mençur dhe me qëllim të mirë i cili mund ta arsyetojë këtë. Për atë, në sjelljen e tillë skandaloze dhe gjatë veprimeve të tilla katastrofale kundër qytetarëve, ka vetëm një hap të logjikshëm të cilin Çulev menjëherë duhet ta ndërmarrë – Dorëheqje!, shkruan Zaev në profilin e tij në Facebook.

Ndërkaq, dje në Strugë, me rastin e festës fetare Shën Gjergji, në mënyrë tradicionale u zhvillua liturgji fetare në të cilën u mblodhën qindra besimtarë, prej të cilëve një pjesë e madhe nuk respektuan masat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button