Vonohen rrogat, honorarët dhe pensionet

Prej dy deri katër muaj vonohet edhe pagesa e honorarëve në institucionet të cilat financohen nga buxheti i shtetit.

“Detyrimet tona për çdo ditë i kryejmë sikur të punësuarit e rregullt, por assesi t’i marrim paratë tona në afat të përcaktuar sipas ligjeve. Na thonë se paratë janë lëshuar porse nga arka bëjnë problem, thekson një honorarist i një institucioni buxhetor.

Edhe përkundër premtimit se pensionet do të paguhen më datën pesë të këtij muaji, ato rregullisht vonohen për disa ditë. Me vonesë prej një muaji deri në dy muaj merren edhe paratë për pushimin e lindjes.
“Tani i mora paratë për tetorin. Na thonë lindni, ndërsa nuk na japing as ato që na takojnë”, thekson një qytetare e cila ka një foshnje dy muashje.

Deputetët dje u ankuan se ende nuk kanë marrë rrogë. Pohojnë se tetë muaj nuk kanë marrë mëditje dhe nuk janë paguar shpenzimet e rrugës.

Nga ana tjetër, Qeveria pohon se nuk ka problem me mbushjen e arkës shtetërore, se prioritet i kanë pensionistët dhe kategoritë e ndjeshme sociale të qytetarëve. Por, edhe përkundër kësaj vonohet me honorarët, pensionet dhe rrogat. /portalb//Plusinfo/

Lajme të ngjashme

Back to top button