Kurti: Marrëveshje sekrete mes Thaçit e Vuçiçit, keqpërdorën Grenell

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar në emisionin “Opinion” se ambasadori Grenell, i dërguar i posaçëm i Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi është keqpërdorur nga presidenti Thaçi dhe Vuçiç.

Kurti ka përsëritur pretendimin e tij se Presidenti Hashim Thaçi ka marrëveshje sekrete me homologun e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Kurti pohon se nga kjo marrëveshje Kosova do duhej të hiqte dorë nga disa komuna.

Së pari ka shumë keqinformim nga kundërshtarët e qeverisë jo vetëm në uashington. Në anën tjeter ka 3 vjet që qarkullojnë fjalët për një shkëmbim terrtitorial dhe është Presidenti i Kosovës dhe ai i Serbisë që kanë një marrëdhënie të shkurtër me njëri-tjetrin dhe ata kanë keqpërdorur ambasadorin Grenell në këtë çështje. Ambasadori Grenell vjen tepër vonë në marrëdhënien e shkurtër mes 2 presidentëve. Në konferencat ndërkombëtare qëndrimet publike të tyre janë të sinkronizuara” tha Kurti, transmeton Mapo.

 

Ai theksoi edhe njëherë se midis dy presidentëve ka një marrëveshje të fshehtë. I pyetur se si ai ka rënë në dijeni të kësaj marrëveshjeje, Kurti tha se një këshilltar i Presidentit Thaçi ja ka parashtruar atë si propozim një këshilltari të tijë.

“Është një marrëveshje sipas të cilës Kosova do duhej të hiqte dorë nga komunat në Veri të lumit Iber, Serbia do të fitonte edhe ndonjë komunë shtesë me serbë në jug të Ibrit. Për kompensim thuhet që Kosova do të merrte ca fshatra në Luginën e Preshevës por kurrsesi Bujanovcin dhe Preshevën. Ata kanë bërë marrëveshje, marrëveshja sekrete është sekrete. Unë se kam. Po ta kisha do ta tregoja. Unë nuk mendoj që kufiri i imagjinatës tuaj është Enver Hoxha”, tha kurti në emisionin Opinion.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button