Vrima e zezë që mund të “përpijë” gjithçka që i del para, shumë pranë Tokës

Astronomët kanë një kandidat të ri në “gjuetinë” për të gjetur vrimën e zezë më të afërt me Tokën. Kjo vrimë e zezë është rreth 1,000 vite dritë larg nga planeti ynë, ose rreth 9.5 mijë milionë kilometra në Yjesinë Telescopium, shkruan Koha.net.

Mund të duket sikur bëhet fjalë për një distancë shumë të madhe, por në shkallë të Universit, i bie që kjo vrimë e zezë të jetë goxha pranë nesh.

Shkencëtarët e zbuluan këtë vrimë të zezë nga mënyra sesi ndërvepron me dy yje, një që orbiton rreth kësaj vrime dhe një tjetër që orbiton këto palë të brendshme.

Zakonisht, vrimat e zeza zbulohen nga mënyrë sesi ndërveprojnë në mënyrë të dhunshme me një disk gazi dhe pluhuri. Ndërsa copëtojnë këtë material, rreze X të bollshme lëshohen. Është pikërisht ky sinjal me energji të lartë që zbulohet nga teleskopët, jo vetë vrima e zezë.

Astronomët thonë se kjo vrimë e zezë është aq afër me tokën sa mund të shihet edhe me sy të lirë nëse kushtet klimaterike janë të favorshme dhe nëse ndodhen në kordinatat e duhura.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button