Shqipëria shumoi dhe e hodhi insektin që lufton procesionaren, sëmundjen e pishave në Llogara

Në Parkun Kombëtar të Llogarasë u hodh sasia e parë e insektit për të luftuar procesionaren, sëmundjen e pishës së zezë, shkruan Koha.net.

Prej dy muajsh në laboratorin e Universiteti Bujqësor të Tiranës, Fakulteti i Pyjeve ka nisur të zhvillojë një eksperiment duke shumuar një insekt kolosoma erëkeqe (Calosoma Sycophanta) që hidhet në tokë dhe lufton procesionaren e pishave.

Sot është nisur me Llogaranë dhe më pas do ta vazhdohet në gjithë zonat e mbrojtura, si dhe zonat e tjera të prekura nga kjo sëmundje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button