Ka ndërruar jetë bashkëthemeluesi i grupit Kraftwerk – Florian Schneider

Vdekja e një pionieri të muzikës elektronike

Shkruan: Bardhyl J.

Bashkëthemeluesi i grupit të muzikës elektronike Kraftwerk, gjermani Florian Schneider-Esleben, vdiq në moshën 73 vjeçare nga kanceri, kështu lajmëroi dje një nga menaxherët e grupit. “Florian Schneider vdiq nga kanceri vetëm disa ditë pas ditëlindjes së tij të 73-të”, tha Alexandra Greenberg për Agjencinë France Press. Këtë e konfirmoi edhe bashkëthemeluesi tjetër i grupit Ralf Hütter.

Bashkëpunimi mes këtyre dy muzikantëve filloi në vitin 1968 dhe pastaj dy vjet më vonë, në Düsseldorf të Gjermanisë themeluan grupin Kraftwerk. I lindur në rajonin industrial të Ruhrit, ky grup synonte të zhvillojë muzikë tipike gjermane, duke bashkë dyzuar gjuhën e tyre amtare me tingujt e qyteteve të mëdha, si kundërpërgjigje ndaj pop-it anglo-sakson të cilën e sjellën trupat ushtarake të stacionuara në Gjermani.

Kraftwerk – që në gjermanisht do të thotë “central elektrik” – asokohe shpjeguan se dëshirojnë të bëjnë muzikë më shumë si makina sesa si njerëz. Në skenë, anëtarët e saj me kostume identike dhe autentike imituan kështu gjestet e automatizuara të robotëve.

By SafeForWork – Own work, CC BY-SA 3.0

Muzika e këtij grupi, duke kombinuar basin hipnotizues, audio sintetizues dhe makina ritmi elektronik, ka bër për vete një audiencë të gjërë dhe një numër të madh artistësh, nga David Bowie e deri te Daft Punk. Njëkohësisht ka pasur ndikim në shumë zhanre muzikore si valë e re, synthpop, hip-hop, rock dhe natyrisht tekno. Shtrembërimi i zërave me “vocoder”, tipari dallues i grupit, u bë një klasik e muzikës botërore.

Ky grup avangard dhe me ndikim në artin bashkëkohor, Kraftwerk do të rreshtoje sukseset nëpër botë me titujt e tij Autobahn (1974), Radio-Aktivität (1975), Trans Europa Express (1977), Die Mensch-Maschine (1978) apo edhe Tour de France (2003).

By Franz Schuier from Germany – #kraftwerk #autobahn, CC BY 2.0

“Autobahn” (autostradë në gjermanisht), muzika e tyre më e njohur dhe më e shitur, që paraqet një lloj himni për autostradat gjermane u bë një sukses mbarë botëror dhe tregon qëndrimin gjysmë të dëlirë, gjysmë kritik të Kraftwerk ndaj modernizmit.

Florian Schneider u largua nga grupi në fund të vitit 2008. Në vitin 2014, ai mori çmimin Grammy për veprimtari jetësore, çmim ky që jepet çdo vit në Shtetet e Bashkuara për të nderuar artistët më të mirë në fushën e muzikës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button