Pa maska e pa distancë, tubim masiv fetar në Strugë (VIDEO)

Edhe përskaj masave Qeveritare për parandalim të virusit korona, ku ndalohet grupimi i qytetarëve si dhe obligohet mbajtja e maskave mbrojtëse, sot në Strugë në mënyrë tradicionale u zhvillua liturgji fetare në të cilën u mblodhën qindra besimtarë, prej të cilëve një pjesë e madhe nuk respektuan masat, shkruan 360 gradë.

Bëhet fjalë për një ngjarje fetare. Në video incizimin e publikuar në faqen Bigorski Manastir shihet se si një pjesë e madhe e personave të pranishëm nuk kishin maska mbrojtëse kurse as nuk mbanin distance me njëri tjetrin.

Në kumtesën e cila është në faqen zyrtarë Bigorski Manastir, ngjarja ishte paralajmëruar se do të mbahet me rregulla të veçanta, aty shënonte se vetëm klerikët do të marrin pjesë kurse të tjerët do të mund ta ndjekin atë nga një distancë e rekomanduar.

“Për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme me pandeminë e virusit korona, në përputhje me masat parandaluese të Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë, kësaj radhe liturgjia fetare do të vendoset vetëm nga një pjesë e klerikëve lokal, pa praninë e besimtarëve. Pjesëmarrësit do të ju përmbahen rregullave të nevojshme, të tjerët do të mund ta ndjekin atë nga trotuaret e rrugëve nga ku ajo do të kaloje, duke mbajtur distance e rekomanduar” thuhet në kumtesën.

Ngjarja u ndoq gjatë gjithë kohës nga policia e shtetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button