Në Shqipëri është shtypur broshurë për Kovid-19 edhe në gjuhën maqedonase

Në Shqipëri është shtypur broshurë për Kovid 19 në gjuhën maqedonase në të cilën përfshihen të gjitha informacionet e nevojshme të cilat duhet të dihen për sëmundjen dhe parandalimin e saj, shkruan Mia.mk.

Është botuar nga Instituti i Shëndetit Publik në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Komitetin qeveritar për minoritetet dhe Komisariatin kundër diskriminimit, me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës.

Kjo, siç qëndron në publikimit nga zyra e Këshillit të Evropës në Tiranë, është bërë për shkak të situatës së rëndë të shkaktuar nga shfaqja e Kovid-19, e cila është “edhe më e vështirë për anëtarët e pakicave kombëtare që përballen me barriera gjuhësore kur bëhet fjalë për pandeminë”.

Broshura “Informacione për virusin Kovid-19” është shtypur edhe në gjuhët e pakicave tjera në Shqipëri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button