Ruskovka i vlerësoi si të pavërteta deklaratat e Bokit

Prokurorja Vilma Ruskovska ka reaguar ndaj deklaratev të të akuzuarit në rastin “Reket”, Bojan Jovanovski-Boki, duke i vlerësuar të pabesueshme, transmeton Portalb.mk.

Ai deklaroi se Prokurorja Ruskovka është e përfshirë në rrjedhjen e të dhënave për lëndë që janë në prokurori.

Ajo thekson se ato janë të pabesueshme pasi nuk ka asnjë dëshmi dhe argument, për akuzat e Jovanovskit.

“Nga e tërë dëshmia e Jovanovskit në pjesën më të madhe që e tha, nuk është e vërtetë. Asnjëherë në opinion nuk kanë rrjedhur informata nga lëndë që janë zhvilluar në prokurorinë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, ndërsa posaçërisht askush nuk është ankuar se i janë kërkuar para në cilën do lëndë të kësaj prokurorie”, deklaroi Ruskovska.

Ajo vlerëson se nuk beson në atë që ka deklaruar Jovanovski, derisa nuk ka dëshmi.

Ajo sqaroi se telefoni i Jovanovskit-Boki 13 është future në ‘ekspertizë’ në atë mënyrë që janë marrë të dhënat dhe pastaj ato janë analizuar, ndërsa vlerësoi se marrja si dëshmi e çantës së dëshmitarit Zoran MIlevski Kiçeec është e panevojshme.

Sot në Gjykatën penale vazhdon mbrojtja e të akuzuarin e parë në “Reket” Bojan Jovanovski-Boki 13. Ai flet për raportin e tij edhe me të akuzuarën e dytë, Katica Janeva si dhe me prokuroren Villma Ruskovska, e cila e ngriti aktpadinë kundër të dyve.

“Patjetër dërgo gazetar, këtë nuk mund ta duroj, patjetër ta incizoni”, më shkruante në Whatsapp Ruskovska për ish kryetarin e Këshillit gjyqësor, deklaroi sot Boki.

Në procesin e deritanishëm në rastin “Zhvatja”, janë prezantuar dëshmi të ndryshme materiale dhe dëshmitar.

Gjykimi ka filluar në dhjetor të vitit të kaluar. Në seancën e parë, i akuzuari i dytë, Zoran Milevski – Kiçeec ka pranuar fajin dhe është dënuar me tre vite burg. Milevskit, para disa javëve, i është ndërprerë edhe paraburgimi shtëpiak.

Në rastin “Reket,  përpos të dënuarit me tre vite burg, biznesmenit Zoran Milevski Kiçeectë akuzuar janë edhe Bojan Jovanovski i njohur me nofkën Boki 13 dhe ish shefja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva.

Boki13 akuzohet se, ndikoi te Janeva për lëndën që e udhëhiqte PSP-ja, “Perandoria”, për t’ia lehtësuar pozicionin e të dyshuarit Orçe Kamçevit. Si shpërblim, Janeva ka marrë mobilie në vlerë prej 296.040,00 denarë dhe para në vlerë prej 50,000 euro, ndërkaq Boki 13 dhe Zoki Kiçeec shpërblim prej 1.500,000 euro.

Rasti “Reket” është zgjeruar në “Reket 2”, ku të përfshirë janë edhe organizata “Lidhja Ndërkombëtare” Boki 13, Frosina RemenskiMile JovanovskiJasna Mandiq, Kristina Karavijanova dhe Bojan Novakovski.

LEXO: Rasti Lenda Reket

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button