Kryetari i Qytetit të Shkupit e dorëzoi rrogën në Fondin për menaxhimin me virusin korona

Petre Shilegov, kryetari i Qytetit të Shkupit njoftoi sot se do të mban vetëm rrogën minimale, ndërsa 55,400 denarë do t’i dorëzon në Fondin për menaxhimin me virusin korona, transmeton Portalb.mk.

“Siç kam deklaruar kur Kushtetuesja e solli vendimin, gjithë rroga ime për muajin prill deri në 14,500 denarë, sot edhe zyrtarisht e kam dorëzuar në Fondin për luftimin kundër virusit korona. Koha është për solidaritet!!!”, deklaroi Shilegov.

Ndryshe, kryetarë komunash, drejtorë dhe funksionarë nga LSDM kanë paralajmëruar se do të heqin dorë nga krejt rroga për prill dhe maj dhe do të shkojnë në pagë minimale, pasi që Gjykata Kushtetuese hapi procedurë për kushtetutshmërinë e Dekretit dhe ndaloi që të shkurtohen rrogat.

Gjykata kishte vendosur që funksionarët të mos marrin pagë minimale, por të marrin pagën e plotë, ndërsa punonjësit nën ombrellën shtetëror të mund të kenë shtesa dhe kompensime. Ky vendim rrëzoi Dekretin e Qeverisë së RMV-së që planifikonte shkurtimin e pagave për funksionarët shtetëror.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut e vlerësoi se procedura e Gjykatës Kushtetuese për anulimin e uljes së pagave për 2,060 funksionarë shtetërore deri në rrogën minimale prej 14,500 është skandaloze.

Qeveria kishte miratuar Dekret për ndarjen e pagës minimale prej 14.500 denarë për muajin prill dhe maj për të gjithë ministrat, deputetët, gjykatësit, prokurorët, drejtorët  dhe të gjithë të zgjedhurit e tjerë, të emëruar në sektorin publik gjatë gjendjes së jashtëzakonshme. Qëllimi është që të sigurohen mjete për zbatimin e masave ekonomike të miratuara nga Qeveria për menaxhim me krizën të shkaktuar nga pandemia e virusit korona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button