Unitedi planifikon t’i kthehet stërvitjeve më 18 maj

Manchester Unitedi planifikon t’i kthehet stërvitjeve më 18 maj. Këtë e ka bërë të ditur mesfushori i klubit Andreas Pereira për “Globo Esporte”.

Lojtarët e klubeve tjera të Premier Leagues, përfshirë ata të Arsenalit dhe Tottenhamit, janë kthyer në komplekse stërvitore në masa strikte, por shumica e klubeve të elitës ende nuk i janë kthyer fushave stërvitore.

Lojtarëve të Unitedit që kanë qenë jashtë Britanisë kur ka shpërthyer koronavirusi i është thënë të kthehen në Britani dhe Pereira ka konfirmuar se planet janë të rifillohet stërvitja në Carrington më vonë këtë muaj, transmeton Koha.net.

“Ne e kemi pasur një takim dhe na është thënë se nëse çdo gjë shkon mirë, atëherë do të kthehemi në stërvitje më 18 maj në grupe nga gjashtë lojtarë. Nëse kjo shkon mirë, atëherë një javë apo dy javë më vonë, do të jemi në gjendje të stërvitemi si grup”, ka thënë Pereira për “Globo Esporte”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button