Kurti për letrën nisur Pencet: Nuk ishte ankesë, por sqarim i pozicionit të qeverisë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka mohuar se i është ankuar zëvendës-presidentit amerikan të shtetit, Mike Pence, në lidhje me rolin e ambasadorit Richard Grenell në bisedimet Kosovë – Serbi, transmeton Koha.net.

Kurti, pas dhurimit të gjakut, sot në Prishtinë, tha se letra është e para një muaji dhe se nuk ka të bëjë më ankesë, por me sqarim të pozicionit të qeverisë që ai udhëheq në lidhje me dialogun.

“Kam shprehur edhe qëndrimet tona, si qeveri e Kosovës, të mijat si kryeministër në detyrë për çështje të ndryshme politike përfshirë dialogun. Nuk i jam ankuar askujt për ambasadorin Grenell, por kam shprehur pikëpamjet e mija për këtë dialog, se si duhet të jetë parimor. Për shkak se ka shumë keqinformim për qeverinë tonë, për mua si politikan se çka bëj e çka them, i kam shprehur qëndrimet e mija që të mos ketë keqkuptime”, tha Kurti.

Kurti ka thënë se e ka për detyrë që kur ka keqinformime, të sqarojë situatat.

Media dhe politikanë të shumtë kanë kritikuar Kurtin ditëve të fundit, duke thënë se i është ankuar Pencet në lidhje me rolin e Grenellit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button