Filipçe: Komisioni nuk ka diskutuar për zgjedhjet

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ka deklaruar sot se, në mbledhjet e Komisionit për sëmundje infektive, nuk është diskutuar për procesin zgjedhor, njofton Portalb.mk.

Sipas tij, asnjë faktor tjetër nuk merret parasysh përpos mbrojtja e shëndetit publik dhe tha se nesër do të vendoset se si do të jenë masat gjatë fundjavës, marrë parasysh që numri i të infektuarve të ri sot është rritur.

“Kemi rritje të pacientëve të infektuar dhe atë do ta ndjekim në ditët në vijim, që të shohim nëse është rastësi, apo ndonjë variacion, apo është trend, këto janë rezultate vetëm për një ditë. Disa herë kemi pasur skenarë të ngjashme të rritjes dhe rënies. Do t’i analizojmë dhe do t’i sjellim konkludimet”, tha ministri.

Ai po ashtu, informoi që sot me ambasadoren e Zvicrrës ka vizituar spitalin e montuar, i cili nuk përdoret për momentin. Ai tha se ka pajisje me vlerë prej 3,2 mln euro. Filipçe gjithashtu tha se nga java e ardhshme do të fillojë skriningu.

“Do të testohen të punësuarit në çerdhe, shtëpi të pleqve, shoferë në NQP, taksistë, të punësuar shëndetësor, pacientë para hospitalizimit. Po ashtu, vlerësoj se me shfrytëzimin e aplikacionit, më lehtë arrihet deri te konktaktet. Kjo është një vegël serioze në duart e mjekëve që mund të ndërpresë zinxhirin e transmetimit dhe fillimit në kohë të terapisë dhe izolimit të njerëzve”, deklaroi Filipçe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button