Masat për menaxhim me virusin korona i mbrojnë qytetarët, por ata duan t’i shmangin masat e Qeverisë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, me masat e ndërmarra për menaxhim me virusin Korona, po japin rezulate. Masat e para të cilat edhe nuk i kishte asnjë vend në rajon. Në fund të muajit janar qeveria vendosi kamera termale ne aeroport, ndërsa më pas edhe skrining ne kalimet kufitare. Më pas, bashkë me Klinikën Infektive, e harmonizuan punën e më shumë institucioneve nga sektori shëndetësor dhe të gjitha sektoret tjera, me të cilën e rritën shkallën e parandalimit dhe menaxhimit me të infektuarit eventual. Me te gjitha masat të cilat i ndërmorën në mënyrë preventive që nga fillimi, si restriksioni në lëvizje, restriksione në transportin publik, organizimi i kapaciteteve prodhuese, që të mundësohet distancë fizike, mundësoi që vendi të ketë numër të pacientëve të cilët do të mund të trajtohen në mënyrë me më përgjegjësi në spitale, informon qeveria, shkruan Portalb.mk.

Ndonëse, deri më tani, masat kanë qenë rigoroze, për parandalimin e përhapjes së virusit, shumë nga qytetarët nuk pajtohen me masa të këtilla që ata i kufizojnë tepër. Madje, është kohë e gjatë që qëndrojnë nën masa të këtilla, për mos lëvizje dhe mos vazhdimin e punëve, që u sjell të ardhura. Ata tashmë, nëpër qytet lëvizin edhe pa maska mbrojtëse.

Shkupi. virusi korona, maska

“Ka shumë arsye pse nuk mbaj maskë, sidomos në këto ditë. Duke nisur që Dibra është gjatë kohe në izolim qeveria me organet vendase ka urdhëruar masat që kemi ndjekur kohëve të fundit. Por ne vetëm ndjekim urdhëra ndërsa kjo më vjen e tepruar, për shkak se nuk ka pas lehtësime deri më tani. Mendoj se kjo duhet të mbaroj dhe jo të ketë masa të tjera, mos te përmendim se kemi mbetur pa pune kohë të gjatë. Kujdes kemi, distancë mbajmë, pastërti tepër, por ajrin dua ta marr lirshëm. Thjesht boll me masa ndaluese, pres që të hiqen”, tha për Portalb një qytetar i ri, nga qyteti i Dibrës.

Një nënë thotë se maska nuk e mbron njeriun, por është pastërtia dhe kujdesi.

“Nuk është e nevojshme maska, sa është i nevojshëm kujdesi nga vetë personi dhe paraqitja te mjeku, në rast nevoje”, tha për Portalb, nëna.

Ndërsa, qeveria ka vendosur gjoba për ata qytetarë që nuk e respektojnë masën për mbajtjen e detyrueshme të pajisjeve mbrojtëse për hundën dhe gojën, të cilat së bashku me masën për lehtësimin e lëvizjes së kufizuar.

Të kontaktuar nga Portalb, Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka dhënë deri më tani të dhëna nëse janë gjobitur qytetarë për mos mbajtje të maskës, por thjeshtë thonë për se “akoma nuk ka dekrete për këtë masë mbrojtëse”. Megjithëse, maskat janë të domosdoshme për çdo qytetar.

Me rastin e ditës së Policisë (7 Maj), kryeministri Spasovski  paralajmëron se duhet të zbartohen të gjitha rregullat  dhe se roli i policisë në zbatimin e vendimeve dhe masave të strategjisë së qeverisë për të ndaluar përhapjen e virusit është shumë i madh dhe jashtëzakonisht i rëndësishëm.

Një qytetar me maskë në Itali

Ai thekson se në zbatimin e reformave janë udhëhequr nga fakti se integriteti, pajisjet dhe statusi i zyrtarit policor janë imperativ, pa të cilët është i pamundur zbatimi i ndonjë reformë sistemike në këtë fushë.

Nga qeveria thonë se respektimi i masave, japin rezultate. “Masat japin rezultate. Kemi numër linear të personave të rinj të infektuar dhe kjo i jep mundësi sistemit shëndetësor të përgjigjet. Prandaj është e rëndësishme t’i respektojmë masat. Vetëm duke respektuat masat do të arrijmë deri në stabilizim, për tu përshtatur në kushtet e reja të jetesës”, thonë nga qeveria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button