Ministri Besimi e pranoi donacionin nga Turqia

Ambasadori i Republikës së Turqisë, Gjurol Sokmensuer, sot në qendrën Tekniko-riparuese në Shkup ia dorëzoi donacionin turk për ARM-në ministrit të Mbrojtjes Fatmir Besimi.

Donacioni, i cili përbëhet prej shtatë automjeteve “Lendrover” dhe një automjet “Kobra” me vlerë prej 710.000 dollarë amerikan është pjesë e ndihmës së deritanishme të përgjithshme në donacione nga Republika e Turqisë, vlera e së cilës arrin rreth 18 milionë dollarë amerikanë.

“Të gjithë këto vite nga pavarësimi ynë, jemi dëshmitarë të ndërtimit të marrëdhënieve mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Turqisë, të cilët janë në nivel jashtëzakonisht të lartë. Miqësia jonë është shembull për atë se si duhet të bashkëpunohet në rajon”, theksoi ministri Besimi, në pranim-dorëzimin e donacionit.

Ai theksoi se bëhet fjalë për pajisje të re, të papërdorura me cilësi të lartë, krejtësisht kompaktibile me standardet e Aleancës. Pajisjet, paralajmëroi Besimi, do të sistematizohet në njësitë e Armatës së Republikës së Maqedonisë, si kontribut i rëndësishëm në përforcimin e fuqisë ushtarake dhe mobilitetit.

Ministri Besimi para të pranishmëve, mes të cilëve dhe shefit  të Shtatmadhorisë të ARM-së, gjeneralmajor Goranço Kotevski dhe ambasadori i Republikës së Turqisë, Gjurol Sokmensur, shfaqi falëmenderim për mbështetjen e vazhdueshëm dhe të qartë nga Republika e Turqisë për Repulikën e Maqedonisë, në rrugën e saj drejt integrimit të tërësishëm euroatlantik.

Bashkëpunimi ushtarak mes të dy vendeve, posaçërisht në kuptim të ndihmës së arsimit dhe stërvitjes, si dhe  donacionet e realizuara në suaza të mbështetjes logjistike të ARM-së, theksoi ambsadori Sokmensuer, nga dita në ditë gjithnjë e më shumë intensifikohen.

“Ndihma në fushën e arsimit dhe stërvitjes realizohet në pajtim me Marrëveshjen për bashkëpunim në sferën e arsimit ushtarak dhe stërvitjes së nënshkruar nga Maqedonia në vitin 1994. Nga viti 1998 deri sot, më shumë se 100 pjesëtarë të ARM-së ishin në edukim afatgjatë në Akademinë e komandës – shtabit, Akademisë ushtarake, Akademisë ushtarake mjekësore Gjulhane dhe shkolla të ndryshme. Përveç kësaj, deri sot në Qendrën për partneritet për paqe dhe në Qendrën për përsosmëri në luftën kundër terrorizimit janë organizuar kurse afatshkurta për përafërsisht 780 pjesëtarë të armatës së Maqedonisë,” theksoi ambasadori i Republikës së Turqisë, Gjurok Sokmensur në fjalimin në solemnitetin e pranim-dorëzimit të donacionit .

Ai shfaqi bindje se ARM-ja, e cila me sukses merr pjesë në disa aktivitete të forcave paqësore nën ombrellën e KB-së, edhe më shumë do të përforcohet dhe për një kohë të shkurtë do të arrijë rezultate të rëndësishme në rrugën për anëtarësim të plotë në NATO./MIA/

Lajme të ngjashme

Back to top button