Mickoski: Mos shihni çka bëj, por çka flas!

Opinioni maqedonas për herë të dytë është ballafaques me nevojat e liderit të partisë opozitare Hristijan Miskoski që të ketë një jetë sportive. Kjo normalisht se nuk është e gabuar, por siç duket, ai duhet të ushtrojë muskujt në palestër në kohën kur ato objekte duhet të jenë të mbyllura, gjegjësisht nuk duhet të punojnë. Të paktën një herë prej dy incizimeve të qarta, njëra me 4 prill, e dyta me 25 prill, shihet edhe ora kur është bërë ai aktivitet, por “është lehtësues” momenti kur shihet se është i shoqëruar prej një funksionari të lartë policor. I kapur në flagrancë, Mickoski, nuk gjeti argument që të sqarojë situatën e vet, por tentoi që “ta hedh topin” te kundërshtari politike, sikur të ishte në një duel TV me ndonjë përfaqësues të një tjetër partie, shkruan Vërtetëmatësi

Ja se çka tha Mickoski në reagimin e tij në Facebook, me ç’rast u ngrit pluhur për incizimin e 24 prillit, në të cilin shihet se ai së bashku me një grup të vogël njerëzisht hynë në palestër në kohë të paautorizuar:

SPIN: Nuk është turp që publikojnë pa pyetur, por është turp sepse gënjejnë vazhdimisht dhe pa drojë. Nuk ka asnjë gënjeshtër që të mos ju zbulohet ose të ju prishet. Tashmë është e qartë se mbrapa gënjeshtrave të tilla qëndrojnë PR të rrejshëm, të paguar me para shtetërore, dhe një qendër e vendosur në Bihaçka, reagoi në lajmin e rrejshëm të publikuar në disa mediume të afërta me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski…

Përsëri gabim, incizimi është i vjetër së paku gjysmë viti, gjithçka çka bëjmë sot janë tenderët në Drislla, me bllokimin e ri në rrugën ka BE, me prenë që ngrenë me akcizën e re, me krizën ekonomike dhe shkatërrimin e shtetit të qytetarëve. Sjellja infantile e LSDM-së do të thotë fund i ri i prekur. Dhe për fund, ka dallim. Po, unë bëj sport, por ju vidhni. Po, unë planifikojë, ndërsa ju turpëroni dhe shitni Maqedoninë, dhe po, do të vazhdojë të ushtrojë kur do të krijohen kushtet, por ju në fund të ditës do të mbeteni persona të vegjël dhe ndjej keqardhje per ju! – shprehet Mickoski në reagimin e tij. 

[Burimi: Kurir – data: 25.04.2020]

KUNDËRSPIN: Ajo që ngjall interes në reagimin e Mickosit me rastin e incizimit i cili mund të shihet nga opinioni, është pretendimi i tij se ai është i vjetër së paku 6 muaj. Është fakt se personat të cilët hynë në palestër kanë doreza dhe maska të cilët janë fazë të incizimit, gjegjësisht mbahen nën sqetull, gjë që flet se assesi nuk mund të jetë e vjetër. Këto janë detaje të mjaftueshme se mbrojta me kohën nuk është e duhura. Nuk është e qartë nëse ora në incizimin tregon dhjetë në mbrëmje ose pasdite, sepse nëse është në mbrëmje, është koha kur asnjë person nuk guxon të del jashtë shtëpisë së vet.

Është e qartë se palestra hapet vetëm për Mickoskin, ndërsa ekziston edhe fakti që, sipas komunikatës së LSDM-së, në mbështetje të shefit të VMRO-DPMNE-së është edhe komandanti i njësisë “Tigri”,Ivica Bisovski, i cili është vendosur nga ministri Naqe Çulev?

Në deklaratën e dhënë për shkak të incizimit Mickoski del nga palestra me 4 prill (kur palestrat duhet të jenë të mbyllura) lideri i VMRO-DPMNE-së theksoi se “ka qenë për të marr pajisjen” (do të thotë se nuk do të kryejë në veprimtari të tillë në objektet e specializuara). Pronari i palestrës Mirko Perovski në profilin e vet në Facebook shkroi se:

 Ai (Mickoski) si dhe shumë miq të mi, ushtruan në palestrën time, deri në fillim të infektimit me korona, kur unë, dhe shumë të tjerë në këtë bransh, ia vendosëm çelësin derës. Por kjo nuk do të thotë se kontaktet e mia u ndërprenë. Mickoski erdhi në palestër të merr pajisjet dhe caktojmë programin për ushqim dhe trajnim. 

Si mund populli t’i besojë liderit të opozitës kur ai bën thirrje të mos jenë të diciplinuar dhe ju përmbahen masave të caktuara? A nuk është situata sikurse përshkrimi i tregimeve për priftin i cili thotë: “mos shihni çka bëj unë, por veproni si  ju them unë”. Kjo “strategji” gjithsesi që mund të shpërndahet më tepër – përse populli të besojë në gjërat për të cilat flet Mickoski, nëse shumë shpesh është kapur duke mos thënë të vërtetën (të rikujtojmë vetëm fjalët për magjistraturën në Itali dhe doktoratën në Gjermani, të thëna nga kryeministri bullgar Borisov?!).

E veçantë është shprehia e joshembullore e funksionarëve të partisë demokristiane që të mos kenë mbrojtje gjatë ballafaqimit me faktet, por çdo herë tenton të ndryshojnë temën (për shembull, Mickoski dëshiron të flas për koncesionet për Drislla në momentin kur është ballafaquar me fakte tërësisht të qarta se ka qenë në vend të gabuar dhe kjo është e dënueshme). Kjo, gjithsesi është në kundërshtim me rregullat për debat në një vend demokratik me funksionarë të përgjegjshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button