Ndalim për mjetet e transportit në rrugën Dibër-Strugë

Ndalim për lëvizjen e automjeteve të rënda të transportit në aksin rrugor Dibër-Strugë, që u vendos dje, ende është në fuqi. Prej mbrëmë janë hequr ndalesat për automjetet e rënda në akset rrugore Strugë-vendkalimi kufitar Qafëthanë dhe Ohër-Resnje, përmes kalimin malor Bukovë.

Sipas Lidhjes Auto Moto të Maqedonisë, qarkullimi në të gjitha rrugët magjistrale dhe rajonale nëpër vend po zhvillohet në kushte dimërore dhe nëpër rrugë të lagështa, veçanërisht në pjesën perëndimore të vendit.

Në vendet më të ulëta ka mbetje nga dëbora. Në qafën e malit Strazhë ka reshje të borës me intensitet të dobët, por nuk paraqesin problem për zhvillimin e qarkullimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button