Edhe sot, komunikacioni në rrugën Strugë-Dibër i bllokuar

Ndalesa për qarkullimin e automjeteve të rënda transportuese në rrugën Dibër – Strugë, e cila ishte vendosur dje vazhdon të mbetet në fuqi. 

Prej mbrëmë janë larguar ndalesat për qarkullim në drejtimin e rrugëve Strugë – vendkalimi kufitar “Qafë Thanë” dhe Ohër – Resnje, npërmjet rrugës malore Bukovë. 

Sipas Automoto Lidhjes së Maqedonisë, komunikacioni në të gjitha rrugët magjistrale dhe rajonale nëpër Maqedoni po zhvillohet në kushte të dimrit dhe në rrugë të lagura, sigomos në pjesën perëndimore të Maqedonisë. Në vendet më të larta ka mbetje të dëborës. 

Në rrugën malore në Strazhë ka reshje të borës me intensitet të lehtë, por nuk paraqet problem për zhvillimin e komunikacionit./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button