Ministri Çulev e publikoi spotin me veturat e policisë që e bëri në kohën e pandemisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev, në profilin e tij në Facebook, e publikoi spotin që e incizoi në mbrëmjen e të hënës në parkingun e madh të Sallës Sportive “Boris Trajkovski”, për ditën e sotme, gjegjësisht 7 Majin – Ditës së Policisë së Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Videoja është në kohëzgjatje prej një minute e gjysmë dhe ashtu siç shkruan Çulev u është përkushtuar të gjithë zyrtarëve policorë, punëtorëve shëndetësorë, përfaqësuesve të Armatës dhe të gjithë atyre që janë në radhë të parë në përballjen me pandeminë e virusit korona.

“Ju falënderoj për çdo minutë dhe çdo orë të kaluar në vendet e juaja të punës. Ju jemi shumë falënderues për gjithë përkushtimin dhe për të gjitha sakrificat që i bëni çdo ditë në luftën kundër kësaj pandemie. Tani të gjithë jemi të bashkuar në vetëm një hap për triumfimin ndaj një prej sfidave më të mëdha me të cilat është përballur njerëzimi deri më tani. Gëzuar Dita e Policisë së Maqedonisë”, shkruan Çulev.

Ministri u kritikua për spotin, pasi që sipas opinionit i njëjti policinë e ka dërguar për të incizuar spote në kohën kur shteti ka nevojë për të. Spoti është realizuar derisa ka qenë ora policore në vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button