Ku e pa “Dokaz”-i “dashnoren” në deklaratën e Sotirova Buhovës?

Burimi: KriThink

Praktika e këtij portali  për t’i lidhur funksionarët me dashnore, për t’ua futur burimeve “fjalët në gojë”, gjegjësisht për të shtuar pjesë jo-ekzistuese të deklaratave në titull, vazhdon edhe në këtë tekst. Arsyeja për këtë mund të jetë qëllimi për ta diskredituar ndonjë person, në këtë rast kryetarin e komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, ose lufta për më shumë klikime.

Foto nga lajmi

Linku deri te artikulli origjinal: Buhova: Kryetari i Kumanovës, me faktin që ka dalë nga shtëpia dhe është testuar disa herë, i ka shkelur protokollet, dashnoren le ta thërrasë në shtëpi

Data dhe koha e publikimit: 30.4.2020

Data e recensionit: 2.5.2020

Recenzues: Mirosllava Burns

 

Në titullin e tekstit që e recensojmë, drejtoreshës së Inspektoratit Sanitar dhe Shëndetësor Shtetëror (ISShSh), Irina Sotirova Buhova i etiketohen fjalë që lidhen me kryetarin e komunës së Kumanovës, të cilat ajo nuk i ka thën fare: “dashnoren le ta thërrasë në shtëpi”. Kjo mund të shihet nga videoja nga konferenca për shtyp e Sotirova Buhovës.

Që është e zakonshme për këtë portal, struktura e titullit është shkruar në mënyrë senzacionaliste dhe përmban elemente që nuk ekzistojnë në artikull. Në kundërshtim me rregullin profesional: tërësia e tekstit gazetaresk duhet të jetë përfaqësim i mirëfilltë dhe përmbledhje e pikave më të rëndësishme të tekstit. Në kohë të pandemisë, kur ka hiperprodhim të lajmeve dhe informacioneve që shkaktojnë vëmendje të madhe tek qytetarët, duhet të kihet parasysh se disa njerëz do të lexojnë vetëm titullin.

Gjithashtu, deklaratat duhet të transmetohen në mënyrë të besueshme, ato mund të parafrazohen, por jo në atë masë sa që të ndryshojë kuptimi dhe assesi nuk duhet të shtohen gjëra që nuk janë thënë aspak.  Kjo është ajo që e kërkon Kodi i gazetarëve, ku specifikohet se gazetarët duhet ta respektojnë të vërtetën dhe të publikojnë informacion të saktë dhe preciz.

Nga ana tjetër, përmes insinuatave se ekziston një dashnore, dëmtohet dinjiteti i funksionarit dhe reputacioni i tij personal. Kjo është në kundërshtim me parimet e ë gazetarisë etike, të cilat tregojnë qartë se gazetari do të ruajë reputacionin dhe dinjitetin dhe nuk do të përdorë medien e tij për t’i qëruar hesapet me persona të ndryshëm.

Veç kësaj, problemi është edhe citimi nga paraqitja e Sotirova Buhovës, i cili është transmetuar në mënyrë të pasaktë. Në fakt, në pjesën kur shpjegohet protokolli se si testohen ata që janë tashmë pozitivë ndaj Covid-19 dhe që gjenden në izolim shtëpiak, gabimisht thuhet se kjo bëhet vetëm në Qendrën për Shëndet Publik në Shkup. Kjo nuk është e vërtetë, në çdo qytet bëhen testime dhe në çdo qytet ku ka Qendër për Shëndet Publik, përgatiten rezultatet e kampionëve të marrë.

Në interes të së vërtetës, ja se çka thotë saktësisht Sotirova Buhova: (22 minuta dhe 05 sekonda në videon nga konferenca për shtyp)

A janë konstatuar si të shëruar – jo, si të shëruar, sipas protokollit, konsiderohen personat që janë pozitivë ndaj Covid-19 dhe janë vendosur në trajtim shtëpiak, testohen pas 14 ditësh nga dita e lëshimit të vendimit nga Qendra për Shëndet Publik ku banojnë pacientët. Prej atje vijnë nga Qendra për Shëndet Publik me pajisje mbrojtëse dhe kampionët merren ekskluzivisht në shtëpi. Nëse kampioni i parë është negative brenda 24 deri në 48 orë, e njëjta Qendër për Shëndet Publik dërgon një ekip për ta marrë kampionin e dytë. Nëse edhe ai është negativ, pacienti konsiderohet i shëruar.

Imagjinoni se sa e gjatë dhe e mundimshme do të ishte procedura dhe sa e pamundur do të ishte që të gjitha kampionet nga e gjithë Maqedonia të silleshin në Shkup për analizë, siç thuhet në tekstin e “Dokaz”-it. Pse të bëhet kjo, të shpenzohen burime, të transportohen materialet në Shkup, e me këtë edhe eventualisht të komprometohen?

Çdo kampion i marrë menjëherë dërgohet për analizë, pasi të ruhet në një medium të veçantë, ndërsa vetë analiza zgjat deri në 7 orë. Prandaj, nuk është e saktë se vetëm në Qendrën për Shëndet Publik në Shkup analizohen rezultatet dhe se testimi bëhet atje pas katërmbëdhjetë ditësh të izolimit në rast se është konfirmuar rasti pozitiv. Përkundrazi, sipas protokollit, për persona të këtillë kampioni merret në shtëpi me pajisje speciale mbrojtëse.

 

Ky artikull është pjesë e raportimit special të “Krithink”-ut për dezinformatat në lidhje me epideminë e koronavirusit Kovid-19. Klikoni në linkun për lajmet më të fundit dhe për informacione të verifikuara në këtë fushë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button