Vetura policore për vitin 2025, BMW ePatrol (VIDEO)

Dega e “BMW-së”, ajo “DesignworksUSA” në sallonin e automobilave në Los-Anxhelos do të prezantojë konceptin në kuadër të garës për veturën patrulluese policore për vitin 2025.
Tani më konkursi tradicional garues i dizajnit sjell vepra interesante të cilat vështirë është të besohet se ndonjëherë munden të jetësohen.

E njëjta vlen edhe për BMW ePatrol, koncepti, i cili njëherë është ende vetëm në letër, dhe i cili sjell përgjigje lidhur me zhvillimin e teknologjisë për të ardhmen, aspektet ekologjike dhe vetë praktikën në përmbushjen e detyrave specifike. Kjo veturë përbëhet nga tri pjesë të pavarura.

Në rast nevoje, për shembull me rastin e veprimit në kushtet e tollovisë së madhe në qytet, oficeri i policisë mund të aktivizojë “FPU” (Flying Pursuit unit) për ndjekje nga ajri, apo “APU” (Advanced Pursuit unit), mjetin autonom për paaftësimin elektromagnetik./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button