VMRO-DPMNE: Jemi të gatshëm për zgjedhje, Kushtetuesja e miratoi qëndrimin tonë

Vllado Misajllovski, nënkryetari i VMRO-DPMNE vlerëson se partia e tij është e gatshme për zgjedhje, për të cilën duhet të vendosin autoritetet shëndetësore, transmeton Portalb.mk.

Ai theksoi se autoritetet shëndetësore duhet të informojnë se kur duhet të mbahen zgjedhjet, kur pandemia do të kalon komplet.

“Ne si opozitë, veçanërisht unë, me të vërtetë dua të kemi zgjedhje, por shëndeti i qytetarëve është mbi të gjitha. VMRO-DPMNE është opozitë dhe dëshiron të ketë zgjedhje, por përsëri më e rëndësishme është shëndeti i qytetarëve”, deklaroi Misajllovski.

Ai theksoi se më mirë është të pritet çka do të diskutohet në takimin e liderëve, ku autoritetet shëndetësore do të informojnë për situatën me virusin korona.

“Qëndrimi i VMRO-DPMNE-së se Kuvendi nuk mundet të kthehet është konfirmuar edhe me vendimin e Gjykatës kushtetuese”, deklaroi ai, duke theksuar se Kuvend mund të ketë pas vetëm pas zgjedhjeve.

Ndryshe, Gjykatësit e kushtetueses njëzëri morën qëndrim se nuk ekzistojnë kushte për pranimin e iniciativës së gjykatësit Osman Kadriu për ngritjen e procedurës sipas detyrës zyrtare për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së vendimit për shpërndarje të Kuvendit, kumtoi Gjykata Kushtetuese.

Ky konkluzion i gjykatësve kushtetues nënkupton se Kuvendi nuk do të mblidhet sërish, që shkon në dobi të skenarit për zgjedhje përpara verës.

LEXO: Zaev propozoi që zgjedhjet të mbahen në qershor, Mickoski tha se ato duhet të mbahen në korrik
LEXO: BDI-ja ka dy kushte për të shkuar në zgjedhje
LEXO: Gjykata Kushtetuese nuk do ta kthejë Kuvendin: Tanimë më kemi marrë vendim, shpërndarja është kushtetuese

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button