Heat pëson humbjen e parë në shtëpi

New York Knicks menaxhuan të fitojnë bindshëm kundër kampionit aktual Miami Heat i cili udhëhiqet nga super yjet  Lebron James, Dwyane Wade dhe Chris Bosh, ndeshje e cila mbaroi në favor të NY Knicks me rezultat 112 – 92.

Edhe pse tek skuadra e Knicks-ave munguan dy super yjet Carmelo Anthony dhe Amare Stoudemire, ata arritën të fitojnë si mysafir, dhe të shënojnë humbjen e parë Miami Heat në shtëpi.

Më i dalluar nga Knicks ishte Raymond Felton me 27 pikë dhe 7 asistime, ndërsa tek Miami Heat më i miri ishte Lebron James të cilit i mungoi vetëm një asistim të shënoj tripple double, ku kontributi i tij ishte me 31 pikë të shënuara, 10 kërcime dhe 9 asistime.

Po ashtu në këtë edicion u mbajt ndeshja mes Phoenix Suns dhe Dallas Mavericks. 
Edhe pse mysafir Dallas fitoi me 97 – 94 një rezultat i cili është tepër i ngushtë i cili i dha një dinamikë lojës në periudhën e fundit. 

Më i mirë tek Phoenix ishte Goran Dragiç me 15 pikë dhe 5 asistime, ndërsa tek Dallas u dallua O.J. Mayo me 23 pikë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button