Kryeministri bullgar Borisov theksoi kushtet e tyre për integrimin e RMV-së në BE

Borko Borisov, kryeministri bullgar sot theksoi se Bullgaria ka treguar kushtet për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, dhe kjo duhet respektuar bazuar në raportet ndërfqinjësore që potencohen në Deklaratën nga Samiti i Zagrebit, transmeton Portalb.mk.

Samiti i Bashkimi Evropian për Ballkanin Perëndimor “Zagreb 2020”, që duhej të mbahej në Zagreb, ka filluar sot përmes video-lidhjeve, ku Qeveria e RMV-së shpreh gatishmërinë për nisjen e dialogut për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, në përputhje me metodologjinë e re.

“Ne kemi treguar se cilat janë kushtet tona për RMV-në për tu anëtarësuar në BE. Ajo nuk është sipas dëshirës”, theksoi kreu bullgar.

Borisov sqaroi se ka treguar kushtet e Bullgarisë për procesin integrues në BE.

“Çfarë  t’u themi në fund, se jemi maqedonas? Ne i duam, i respektojmë dhe do t’u kisha dhënë këshillë më vëllazërore – të mos parashtrojnë kushte të pamundshme”, ka thënë Borisov.

Ai ka komentuar edhe deklaratat e autoriteteve maqedonase në lidhje me kushtëzimin bullgar për shkak gjuhës.

“Çka t’u themi në fund, se edhe ne jemi maqedonas?! Ne i duam, i respektojmë dhe i kemi dhënë këshillën më vëllazërore-mos të nxjerrin kushte të pamundshme”, deklaroi Borisov.

Ndryshe, presidenti i shtetit,Stevo Pendarovski, në një intervistë për “360 Gradë”, ka folur për ndodhitë e fundit në lidhje me marrëdhëniet Maqedoni-Bullgari dhe ndikimin e tyre ndaj bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Ndryshe, Qeveria e Maqedonisë së Veriut raportoi se në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor “Zagreb 2020” u konfirmua mbështetja e BE-së për rrugën eurointegruese të vendit.

Në mbledhje mori pjesë kryeministri Oliver Spasovski, zv.kryeministri Bujar Osmani dhe ministri i punëve të jashtme, Nikolla Dimitrov.

“Liderët e shteteve anëtare në BE, njerëzit e parë të Këshillit Evropian, Permanentit Evropian dhe Komisionit Evropian, si dhe shefat e shteteve dhe qeverive të vendeve nga Ballkani Perëndimor sollën dhe miratuan deklaratë të përbashkët nga Samiti i BE-së për Ballkanin Perëndimor, në të cilën BE-ja edhe një herë e konfirmon mbështetjen pa dilemë për perspektivën evropian të Ballkanit Perëndimor”, raportojnë nga Qeveria e RMV-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button