Vond der Leyen kërkoi që vendet e Ballkanit të vazhdojnë me reformat

Ursula von der Leyenin, presidentja e Komisionit Evropian gjatë Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor “Zagreb 2020” dhe në Twitter është shprehur e bindur se Ballkani Perëndimor e ka vnedin në BE, transmeton Portalb.mk.

Ajo vlerëson se mbajtja e këtij samiti është një dëshmi se Ballkani është prioritet kryesor i BE-së.

“Nuk ka dilemë, #BallkaniPerëndimor e ka vendin në BE. Thërras qeveritë e tyre që të vazhdojnë me reformat, posaçërisht sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe garantimin e lirisë së medias”, shkruan ajo.

Në reagim tjetër ajo shprehet e bindur se të bashkuar do të jemi gjithmonë të fortë, ashtu që me solidaritet dhe bashkëpunim do të shërohen nga virusi korona shumë shpejtë ekonomitë dhe shoqëritë tona.

Ndryshe, Qeveria e Maqedonisë së Veriut raportoi se në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor “Zagreb 2020” u konfirmua mbështetja e BE-së për rrugën eurointegruese të vendit.

Në mbledhje mori pjesë kryeministri Oliver Spasovski, zv.kryeministri Bujar Osmani dhe ministri i punëve të jashtme, Nikolla Dimitrov.

“Liderët e shteteve anëtare në BE, njerëzit e parë të Këshillit Evropian, Permanentit Evropian dhe Komisionit Evropian, si dhe shefat e shteteve dhe qeverive të vendeve nga Ballkani Perëndimor sollën dhe miratuan deklaratë të përbashkët nga Samiti i BE-së për Ballkanin Perëndimor, në të cilën BE-ja edhe një herë e konfirmon mbështetjen pa dilemë për perspektivën evropian të Ballkanit Perëndimor”, raportojnë nga Qeveria e RMV-së.

Samiti i Bashkimi Evropian për Ballkanin Perëndimor “Zagreb 2020”, që duhej të mbahej në Zagreb, ka filluar sot përmes video-lidhjeve, ku Qeveria e RMV-së shpreh gatishmërinë për nisjen e dialogut për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, në përputhje me metodologjinë e re.

“Filloi Samiti i BE-së për Ballkanin Perëndimor Zagreb 2020, që këtë vit po mbahet me video-konferencë. Ky Samit e konfirmon angazhimin e BE-së se rajoni është pjesë përbërëse e Evropës dhe një prioritet gjeostrategjik për BE-në”, deklarojnë nga Qeveria e RMV-së.

Oliver Spasovski, kryeministri i Qeverisë së RMV-së shprehur falënderim deri të kryesia kroate, liderët e institucioneve të BE-së dhe liderët e vendeve anëtare, që të mbahet ky samit në formën online.

LEXO: RMV, Deklarata e Samitit të Zagrebit konfirmoi se rajoni është prioritet gjeostrategjik për BE-në
LEXO: Filloi Samiti i BE-së në Zagreb: Qeveria e RMV-së shprehu gatishmërinë për nisjen e bisedimeve

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button