Pronarët e shtëpive të pushimit dhe hoteleve në Vlorë: ‘Do të ulim çmimet’

Një nga pyetjet më të shpeshta për sa i përket përfundimit të pandemisë, që përkon me nisjen e sezonit turistik në vend, lidhet me rritjen e çmimeve të akomodimit nëpër hotele apo shtëpi pushimi.

Ekspertët janë ndarë në dy kampe, ku disa janë të mendimit se sipërmarrësit do të rrisin çmimet për të kompesuar humbjen, ndërkohë që të tjerë theksojnë se më rëndësi është ulja e çmimeve për të tërhequr pushuesit. Thënë e gjitha kjo për të mbërritur te sipërmarrësit në vend, të cilët referuar intervistave të fundit u shprehën se do të ketë ulje çmimesh.

Të intervistuar nga Top Channel, disa pronarë shtëpish pushimi dhe hotelesh në Vlorë u shprehën se “çmimet nuk do të rriten”, përkundrazi kanë planifikuar të ulin çmimet.

“Jo nuk do të rriten, madje do të ketë edhe ulje nëse nuk ka punë,” tha një prej tyre. “Ndryshime në çmime nuk do të ketë, mund të ketë ulje, por jo rritje çmimesh,” u shpreh një tjetër, shkruan anabel. “30-40% do të ulin çmimet. Jemi të detyruar të afrojmë njerëzit që të vijnë,” shtoi një i tretë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button