BDI do t’i zyrtarizojë kandidatët për qytetin e Strugës

Pas direktivës më të fundit të Kryesisë qendrore të BDI-së, për mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve për kryetar komunash, dega e kësaj partie në Strugë, ka konvokuar për sonte mbrëma një mbledhje të kryesisë së saj.

Portalb mëson se në këtë takim partiak do zgjidhet shtabi zgjedhor. Ndërsa, propozimet e kandidatëve për kryetar të Komunës së Strugës do të përzgjidhen në një takim tjetër që do të zhvillohet jo më larg se ditën e dielë.? Sipas vendimit më të fundit të BDI-së, degëve u është rezervuar e drejta që të propozojnë minimum dy edhe më shumë kandidatura për kryetar komune, propozime të cilat më tutje do të selektohen nga Kryesia qendrore e BDI-së.

Deri tani, pretendimin për të qenë kandidatë të BDI-së ,nga radhët e kësaj partie, publikisht e kanë shprehur kryetari aktual, Ramiz Merko, si dhe ish ministri i Arsimit dhe ish ambasadori Aziz Pollozhani.

Ndërkohë, si emra që mund të bëhen pjesë e kësaj gare përmenden edhe Murat Lumani si dhe deputeti aktual i kësaj partie Arben Labënishta./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button