Kosova publikoi rezultatet për 24 orët e fundit, 10 fish më shumë të shëruar se të infektuar

Katërdhjetë e tre të shëruar dhe katër të infektuar me koronavirus janë regjistruar të mërkuren, ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së, katër raste janë raste kontakti: dy nga Komuna e Prizrenit, një nga Komuna e Rahovecit dhe një nga Leposaviqi, transmeton KOHA.

Në njoftimin e institutit shkruan se të mërkurën janë testuar gjithsej 432 mostra të marra nga Klinika Infektive, katër prej të cilave kanë rezultuar pozitive.

Ndërkohë, instituti ka njoftuar për 43 pacientë të shëruar, që e çon në 533 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button