fbpx

Dua Lipa ka këto plane financiare

Dua Lipa ka aplikuar që të regjistrojë emrin e saj si markë.

Këngëtarja 24-vjeçare raportohet se ka paraqitur dokumente për të regjistruar emrin e saj si markë, duke i dhënë asaj mundësinë për të lëshuar artikuj të markës Dua Lipa përfshirë rroba dhe kozmetikë, si dhe lojëra kompjuterike, libra, bizhuteri, madje edhe mjete të kuzhinës, transmeton Prive.

Një burim i tha gazetës The Sun: “Dua e di se ajo është në kërkesë të lartë tani dhe mund të bëjë një pasuri.”

“Ajo mund të fillojë të gjitha llojet e sipërmarrjeve anësore por ka të bëjë me zgjedhjen e gjërave të duhura.”

Avokatët e këngëtares kanë paraqitur gjithashtu kërkesa për të mbrojtur emrin dhe markën e saj në SHBA dhe Kanada, Evropë, Australi, Izrael dhe Lindjen e Largët.

Dokumentet – të cilat ende nuk janë nënshkruar nga një gjykatës – do t’i ndalojnë të tjerët të përfitojnë nga emri i saj dhe do të qëndrojnë në vend për dhjetë vjet para se ato të rivendosen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button