Tërhiqet nga futbolli ish -sulmuesi i Juventusit, Interit dhe Milanit

35-vjeçari provoi të veshë edhe fanellën e kombëtares italiane, aty ku numëroi shtatë ndeshje të zhvilluara dhe një gol të shënuar. Matri u shpall tre herë kampion i Italisë dhe fitoi 6 trofe gjatë karrierës së tij, të gjitha me Juventusin.

Alessandro Matri ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij. Sulmuesi italian ka luajtur me skuadra të ndryshme, ai shpërtheu te Cagliari, teksa ia doli të luante për ekipe si Juventus, Milan, Fiorentina dhe Lazio.

Vendosa të tërhiqem pasi ndërpreva kontratën me Brescian. Nuk gjej më stimuj për të luajtur. Mund të them që kam realizuar ëndrrat e mia”, deklaron për Sky Sport, lojtari që ka shënuar 92 gola në Serie A në 334 ndeshje të zhvilluara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button