Merkel: Kemi kaluar fazën e parë të pandemisë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë se ka folur me liderët e të 16 landeve gjermane, teksa ka bërë të ditura lehtësimin e disa masave të izolimit, pas shpërthimit të koronavirusit.

“Faza e parë e pandemisë është mbrapa nesh”, ka thënë ajo, ndonëse ka përmendur se “kjo është faza e hershme e pandemisë, e cila do të jetë aty gjatë”.

Distancimi fizik do të mbetet në fuqi në Gjermani deri më 5 qershor, ndonëse masat tjera do të lehtësohen gradualisht.

Merkel ka thënë edhe se të dhënat e fundit nga Instituti gjerman Robert Koch, që raporton rreth të rejat të fundit për koronavirus, janë “lajme shumë të mira”, transmeton REL.

“Shifrat tani janë të ulëta, kjo është diçka për të cilën jam e kënaqur”, ka thënë ajo.

Megjithatë, kufizimi i sërishëm i masave do të fillojë të zbatohet nëse numri i të infektuarve rritet sërish.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button