Në RMV 8,160 punëtorë u larguan nga puna për shkak të gjendjes së virusit korona

Agjencia për punësim në RMV raportoi se në periudhën prej 11 marsit deri më 30 prill janë regjistruar 8,160 persona janë larguar nga puna, transmeton Portalb.mk

Me ndryshimet e fundit, Agjencia raporton se në gjithsej tani janë regjistruar 114,762 të papunë. Agjencia raportoi se në janar të këtij viti numri i të papunëve ka qenë 104,409. Pjesa më e madhe e personave të papunë janë nga Shkupi, 20.916.

Agjencia raportoi gjithashtu se 60,306 e të papunëve janë pa arsim dhe me arsim fillor, ndërsa 736 janë magjistra dhe 22 doktorë shkence.

Agjencia raportoi edhe për arsyet e largimit:

4.279 persona (52,4%) janë për shkak të skadimit të kohës së caktuar,

1.987 persona (24,4%) për shkak të ndërprerjes së dakorduar të raportit të punës,

853 persona (10,5%) për shkak të largimit nga puna nga ana e punëdhënësit,

597 persona (7,3%) janë për shkak të largimit nga puna nga ana e punëtorit,

199 persona (2,4%) për shkak të largimit nga puna për shkaqe afariste (teknologjike, ekonomike, organizative dhe ndryshime të ngjashme),

68 persona (0,8%) janë për shkak të falimentimit – likuidimit,

37 persona (0,5%) janë për shkak të ndërprerjes së veprimtarisë së punëdhënësit,

140 persona (1,7%)  të tjerë për arsye të tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button