Dybala është shëruar nga koronavirusi

Juventusi ka konfirmuar se sulmuesi argjentinas Paulo Dybala është shëruar plotësisht nga COVID-19, pasi testet e fundit të tij kanë rezultuar negative, kështu që ai mund të kthehet në stërvitje, transmeton Koha.net.

Argjentinasi ishte njëri nga tre futbollistët e Juventusit që kanë rezultuar pozitiv me koronavirus në mars, pas Daniele Ruganit dhe Blaise Matuidit.

Por, derisa Rugani dhe Matuidi ishin shëruar më 15 prill, Dybalas iu desh më gjatë për të kaluar virusin.

Por, Juventusi në komunikatë ka konfirmuar se testet e dyfishta të strishove kanë rezultuar negative dhe Dybala mund të largohet nga izolimi shtëpiak dhe të kthehet në stërvitje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button