Lojtarët e Barcelonës u testuan para rifillimit të stërvitjeve

Të mërkurën në qendrën sportive “Joan Gamper” skuadra e parë e Barcelonës dhe stafi i trajnerëve i janë nënshtruar testeve mjekësore. Në ora 9 të mëngjesit një numër i lojtarëve dhe anëtarëve të stafit u paraqitën për herë të parë pas disa javëve në qendrën stërvitore, transmeton Koha.net.

Lojtarët dhe trajnerët nga veturat kanë hyrë direkt në qendrën mjekësore ku i janë nënshtruar testeve dhe më pas i janë dhënë çanta të veçanta, sipas protokollit, me veshjet e nevojshme kur të rinisin stërvitjet.

Pasi lojtarët të marrin rezultatet e testeve, përfshirë edhe të koronavirusit, ata do të fillojnë me stërvitjet individuale.

Po ashtu të mërkurën kanë filluar të testohen edhe lojtarët e Real Madridit dhe ata të Atletico Madridit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button