Italia publikoi rezultatet për virusin korona në 24 orët e fundit

Italia vazhdon luftën e saj kundër pandemisë në fazën 2 e cila vazhdon të kufizojë lirinë e lëvizjes tek qytetarët duke lejuar hapjen graduale të disa aktiviteteve, transmeton OraNews.

Qeveria Conte ka komunikuar se dy ditët e para të kësaj faze janë pozitive e qytetarët italianë kanë treguar sens të lartë përgjegjësie e respektimi në rregullat e distancimit social.

“Nëse dhe kurba e pandemisë do të na e lejoj, shumë sektorë të ekonomisë që janë të mbyllura mund të hapen para datës së përcaktuar”, ka thënë për medita kryeministri Giuseppe Conte.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 369 viktima e 1,444 të infektuar më shumë.

Numri total i viktimave ka arritur në 29,864 e i të infektuarit në 214,457.

Persona aktual pozitiv me koronavirus në Itali janë 91,528

Ndërsa numri i të shëruarve deri më sot është 93,245 , ndërsa janë 8,014 të shëruar vetëm sot.

Për herë të parë numri i të shëruarve kapërcen numrin e personave aktual pozitiv me COVID-19.

Deri më sot në Itali janë kryer 2,310,929 tampone.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button