Qeveria: Po punojmë për hapjen e sigurt të kopshteve

Sanella Shkrijel, zv.ministrja në Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale theksoi se fëmijët nuk do të ngelin pa kujdes gjatë kësaj periudhë, ndërkohë Qeveria dhe Komisioni për Sëmundje Infektive po punon për hapjen e sigurt të kopshteve, transmeton Portalb.mk.

“Sërish do të porosis se fëmijët nuk do të mbesin pa kujdes, ndërsa vetë vendimi  kur të ndodh hapja e kopshteve  do të sillet  duke i marrë parasysh së pari shëndetin dhe sigurinë e fëmijëve tanë”, theksoi Shkrijel.

Ajo sqaroi se vazhdon të zgjatet pushimi i lindjes për gjithë nënat lehona që u ka mbaruar pushimi i lindjes gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.

Shkrijel gjithashtu sqaroi se vazhdon të ngelet në fuqi dekreti që mundëson liron nga puna prindërit që kanë fëmijë nën moshën 10 vjeçare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button