Bundesliga vendosi për vazhdimin e kampionatit

Qeveria gjermane dhe shtetet federale janë pajtuar të mërkurën që futbolli  në Bundesliga dhe Bundesliga 2 të rifillojë nga mesi i majit pa shikues, njofton agjencia Reuters

Ndeshjet janë pezulluar që nga mesi i marsit për shkak të përhapjes së koronavirusit. Kancelarja gjermane Angela Merkel ka konfirmuar se ndeshjet e Bundesligës dhe Bundesligës 2 mund të rifillojnë nga fundjava e ardhshme.

Liga e Futbollit Gjerman (DFL) do të vendosë për datën e rifillimit. Klubet gjermane i janë kthyer stërvitjeve, ndërsa lojtarët janë duke u testuar vazhdimisht për koronavirus.

DFL të enjten do ta ketë një video-konferencë me anëtarët ku do të diskutohet për datën. Pos, që do të bisedohet për xhirot e mbetura të kampionatit, do të diskutohet edhe për zhvillimin e ndeshjeve gjysmëfinale dhe finales së Kupës së Gjermanisë. Ka gjasa që rifillimi të shtyhet deri më 22 maj.

Pas 25 xhirove kryeson Bayern Muencheni me 55 pikë, katër më shumë se Borussia Dortmundi, që gjendet në vendin e dytë.

Bundesliga do të jetë liga e parë e madhe që do t’i rifillojë garat pas pezullimeve shkaku i koronavirusit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button