Ballkani Perëndimor i takon Europës

Në shiqim të parë, ngjarjet e fundit në Ballkanin Perëndimor sikur paralajmërojnë një kthim në të kaluarën e shëmtuar të këtij regjioni.  Në mënyrë të veçantë, disa thonë që pandemia e koronavirusit po e përshpejton këtë rrëshqitje të regjionit nga prapa, si një fushë beteje gjeopolitike me një histori të dobët demokratike.

Por ky nuk është një përfundim i paracaktuar. Një analizë më e thellë e zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor drejton gishtin kah një të ardhme pas koronavirusit në të cilën rajoni gjithnjë e më shumë do të afrohet me Bashkimin Europian. Por ne nuk jemi akoma atje, dhe e ardhmja do të bëhet realitet vetëm nëse BE-ja merr hapa vendimtare për ta realizuar këtë – duke filluar që sot kur liderët do të mblidhen virtualisht për një samit BE-Ballkan Perëndimor në Zagreb.

Për të qenë më të sigurt, lajmet që vijnë nga rajoni që nga fillimi i pandemisë nuk janë shumë premtuese. Kina ka përdorur krizën për të rritur aksionet e saja në Ballkanin Perëndimor, duke ofruar provizione të larta për furnizimet mjekësore.

Në Serbi, Presidenti Aleksandar Vuçiq ka instrumentalizuar pandeminë për të hudhur baltë mbi BE-në dhe të koketon me Kinën. Ai gjithashtu shtyu zgjedhjet nacionale dhe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, që direkt përqendron tërë pushtetin në duart e tij.

Pandemia ka zbuluar brishtësinë e sistemit shtetëror të Ballkanit Perëndimor – dhe gjithashtu nevojën e rajonit për partnerë të jashtëm, nëse dëshrion të mbijetojë.

Ndërkohë, në Kosovë, Hashim Thaçi në rolin e një presidenti të dobësuar është përkushtuar të shfuqizojë  qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike të kryeministrit Albin Kurti, duke shkaktuar në këtë mënyrë një krizë politike.

Pra, të jemi të sinqertë. Këto lloj zhvillimesh nuk janë ndonjë risi për Ballkanin Perëndimor. Ashtu si në Hungarinë e Viktor Orbán-it, pandemia e koronavirusit thjesht hodhi një dritë të zbehtë në rrugën në të cilën disa nga këto shtete veçmë ishin nisur.

Ballkani Perëndimor tashmë ka gati një dekadë që po rrëshqet drejt autoritarizmit. Larg asaj që të tregohen si të fuqishëm, këto grabiqtarë të pushteteve si duket janë më shumë të shtyrë nga nevoja. Me fjalë të tjera, ata janë thjeshtë një reflektim i dobësisë. Qytetarët e Ballkanit Perëndimor (dhe vendeve të tjera autokratike, përfshirë Hungarinë) nuk janë aq lehtë të kontrollueshëm, siç ndoshta menduan despotët potencial.

Rreziku nuk është se Ballkani Perëndimor do të lundrojë drejt një El Dorado kineze. Por nën peshën e pandemisë dhe realiteteve që ka ekspozuar, regjioni rrezikon të fundoset në aspektin social, ekonomik dhe demokratik.

Mbi këto kosto shkatërruese socio-ekonomike të gjeneruara nga kufijtë e mbyllur, izolimet sociale dhe efektet indirekte të depresionit global që do të pasojë, pandemia zbuloi brishtësinë e sistemit shtetëror të Ballkanit Perëndimor – dhe nevojën e rajonit për partnerë të jashtëm nëse dëshiron të mbijetojë.

Kjo është një mundësi që BE-ja nuk mund të humbasë.

Koronavirusi si duket edhe njëherë e rivizatoi peisazhin gjeopolitik. Globalizimi nuk do të ikë, por do të krijon humbje më të mëdha të vendeve të punës dhe zinxhirë më të shkurtër të furnizimit. Rimëkëmbja post-pandemike do të prodhojë një botë në të cilën rajonet kthehen drejt fqinjëve të tyre më të afërt. Dhe, në një botë më të rajonalizuar, Ballkani Perëndimor mund të mban vetëm një anë – dhe përfundimisht ti përket – BE-së.

Për fat të mirë, BE-ja përsëri po tregon syçeltësi sa i përket rëndësisë strategjike të rajonit. Pas gabimit të turpshëm gjatë vjeshtës së kaluar, kur për një kohë të shkurtë liderët e BE-së e vunë në dyshim politikën e zgjerimit të bllokut, tanimë gjërat janë përsëri në rrugën e duhur.

BE-ja ka rënë dakord të hapë negociatat për aderim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Dhe përpara samitit virtual në Zagreb, Komisioni ka ndarë për rajonin 3.3 miliardë €, për të adresuar nevojat e menjëhershme shëndetësore dhe humanitare të COVID-19, si dhe pasojat e tij afatgjate socio-ekonomike. Ajo gjithashtu i ka siguruar rajonit qasje të privilegjuar në programet e BE-së, duke sinjalizuar konkretisht dhe simbolikisht që Ballkani Perëndimor është pjesë e famijes.

Në frontin e paqes dhe pajtimit, Përfaqësuesi i Lartë Josep Borrell në prill emëroi një figurë politike të kalibrit të lartë, Mirosllav Lajčák, ish-ministër e jashtëm sllovak, për të rigjallëruar dialogun e bllokuar Beograd-Prishtinë dhe të nxisë normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës.

Triku tani do të jetë të sigurohemi që angazhimi i ripërtërirë i BE-së për rajonin nuk vjen në kurriz të mbështetjes së demokracisë.

Metodologjia e re e zgjerimit që u hartua në fillim të këtij viti nga Komisioni Evropian shtron nevojën për reforma. Por kjo tashmë është rrezikuar nga një komunikim i Komisionit javën e kaluar që tregon gishtin në drejtim të kundërt, me një goditje ndaj një pjese të shkurtër për liritë themelore në fund të këtij publikimi si një fusnotë, dhe pa asnjë lidhje të dukshme me propozimet e paraqitura

Angazhimi i BE-së për Ballkanin Perëndimor nuk duhet të shtyhet nga frika se rajoni përndryshe do të bjerë në prehër të Kinës. Ai gjithashtu duhet ti rezistojë edhe idesë për t’u pëlqyer nga sundimtarët e rajonit me çdo kusht.

Ashtu siç BE-ja po hyn all-in në angazhimin e saj për rajonin, ajo poashtu duhet të rrezikojë all-in edhe në këmbënguljen e saj për reforma. Kjo duhet të fillojë me një monitorim të ngushtë të centarlizimit të pushtetit qendror të kohëve të fundit, dhe menjëherë të pasojnë

rekomandime për heqjen e tyre rapide.  Kufizimet për të drejtat civile dhe abuzimet në trajtimin e të dhënave personale duhet të marrin një trajtim të ngjashëm.

BE gjithashtu duhet të sigurojë në mënyrë sistematike që fondet për Ballkanin Perëndimor të kushtëzohen nga reformat.

Ballkani Perëndimor nuk dëshiron të lundrojë për në lindje. Ai dëshiron të qëndrojnë fuqishëm në Evropë. Dhe kjo është pikërisht arsyeja pse BE-ja jo vetëm që duhet ti përkushtohet në mënyrë strategjike rajonit, por duhet ta bëjë këtë duke u përqëndruar në reforma si drita e saj orientuese.

Teksti është parafrazuar nga publimi i Nathalie Tocci, drejtore e Instituto Affari Internazionali”, këshilltare speciale e Përfaqësuesit të Lartë Europian për Politikë të Jashtme Josep Borrell.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button