fbpx

PPE bëri thirrje për përforcim të europerspektivës së Ballkanit Perëndimor

Grupi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) në Europarlament gjatë Samitit të sotëm BE-Ballkani Perëndimor bëri thirrje në mbështetje dhe përforcim të perspektivës evropiane të vendeve nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, njofton Portalb.mk.

PPE, e cila është grupi më i madh parlamentar në Europarlament, pret në Samit të konfirmohet fillimi i negociatave inkuadruese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Tani është koha për unitet. Fillimi i negociatave është mbrojtje e mënyrës sonë të jetesës dhe ndikimit tonë në botë. BE-ja duhet të jetë partner i besueshëm dhe transparent”, porosisin nga grupi i konservatorëve evropian dhe demokrishterëve.

PPE njëherit i dha mirënjohje kryeministrit kroat Andrej Plenkoviq sepse gjatë kryesimit me BE-në “ka arritur ta mbajë Ballkanin Perëndimor mes prioriteteve të Unionit”.

Eurodeputetja hungareze nga rradhët e PPE-së, Kinga Gal konsideron se në këto kohë plot me sfida e rëndësishme është BE-ja të jetë me Ballkanin Perëndimor. “Solidariteti është i rëndësishëm”, porositi Gal.

PPE tregoi edhe në pasojat gjeopolitike të pandemisë me Kovid-19 dhe paralajmëron se nuk guxon të lejohet Ballkani Perëndimor të “bie në grackën e dezinformimit rus”.

Zëdhënësi i PPE-së i obliguar për politikë të jashtme, Mihael Galer potencon se rajoni i Ballkanit Perëndimor ka të ardhme më të mirë në BE.

“Ne evropianët duhet ta shndërrojmë koronakrizën në mundësi dhe së bashku t’i zgjidhim pasojat e pandemisë”, deklaroi Galer, duke shtuar se pakoja e paralajmëruar e ndihmës së BE-së për ballafaqim me Kovid-19 paraqet “zhvillim pozitiv të ngjarjeve”.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close