Një i punësuar në Komunën e Kisella Vodës është i infektuar me COVID-19

Komuna e Kisella Vodës ka njoftuar sot se, një i punësuar në këtë komunë është infektuar me virusin COVID – 19, ndërsa pesë kolegë të tij janë në izolim, transmeton Portalb.mk.

Kryetari i kësaj komune, Filip Temelokovski, sot ka thirr mbledhje të rregullt të shtabit të krizës, ku anëtarët e tij shqyrtuan rreziqet e mundshme, ndërsa u sollën edhe rekomandime të rëndësishme për të punësuarit dhe banorët e komunës.

“Për gjendjen e Komunës Kisella Vodë është informuar Qendra për Shëndet Publik prej ku janë marrë rekomandimet për veprim të mëtutjeshëm. Komuna Kisella Vodë njofton se deri më 12 maj, kur përfundon karantina e pesë personave të punësuar, të cilët kanë qenë në kontakt me personin e infektuar, komuna nuk do të punoj me palë”, kanë njoftuar nga kjo komunë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button