BDI-ja ka dy kushte për të shkuar në zgjedhje

Qëndrimi i BDI-së në lidhje me zgjedhjet është që të plotësohen dy kritere për mbajtjen e zgjedhjeve. Gjegjësisht, zgjedhjet të mund të mbahet kurdo qoftë, nëse plotësohen dy kushtet – njëri është që Komisioni për Sëmundje Infektive të tregojë nëse një proces i tillë e rrezikon shëndetin e qytetarëve dhe dy – OSBE/ODIHR të konstatojë se mundet t’i vëzhgojë zgjedhjet, paralajmëroi sot në konferencë për shtyp, zv/kryeministri Bujar Osmani, njofton Portalb.mk.

Ai tha se kushti i dytë është përmendur edhe në komunikimin e djeshëm me trupat e BE-së, të cilat, ashtu siç theksoi Osmani, vlerësojnë se vendimi për zgjedhje është i yni, megjithatë është shumë e rëndësishme që të ketë vëzhgues nga OSBE/ODIHR në procesin zgjedhor.

“Ajo do të thotë se nëse këto dy kushte plotësohen, nëse Komisioni thotë se nuk ka rrezik për shëndetin e njerëzve që të votojnë apo organizohen, dhe vëzhguesit të konstatojnë se munden të vijnë dhe t’i ndjekin zgjedhjet, ne jemi në qëndrimin se zgjedhjet mund të mbahen kurdo qoftë”, tha Osmani.

Sipas tij, që të mbahen zgjedhjet, fillimisht duhet që të bëhet analizë në bazë të parametrave aktual, në bazë të një trendi.

“Për atë, për shembull, edhe masat e lehtësimit nuk i japim sot i planifikojmë për të premten, që të kemi një trend javor. Kur duhet që të miratohet vendimi për zgjedhje, Komisioni duhet që në mënyrë profesionale ta shohë trendin, pasi që trendi e tregon projeksionin e periudhës së ardhshme, se si do të jenë 10 apo 20 ditët e ardhshme”, tha Osmani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button