Freedom House: Ka përparim, por Maqedonia vazhdon të mbetet në kategorinë e shteteve me regjim hibrid

Edhe përskaj përparimit të vogël në fushën e mediave të pavarura dhe procesit zgjedhor, vendi edhe më tej është në kategorinë e vendeve me regjim hibrid në tranzicion, theksohet në raportin e Freedom House, të titulluar “Kombet në tranzicion”, njofton Portalb.mk.

Raporti tregon se në tërë rajonin është parë rënie e demokracisë, ndërkaq ashtu siç theksohet në tekst, numri i shteteve të vlerësuara si demokratike nuk ka qenë aq i vogël madje nga vitit 1995 kur për herë të parë është publikuar një kësi raporti – prej gjithsej 29 shteteve, atëherë janë vlerësuar si demokraci vetëm 10, 10 të tjera si regjim hibrid dhe 9 si regjim autoritar. Por, tani pas 25 viteve, 6 shtete janë vlerësuar si demokraci (Estonia, Letonia, Lituania, Çekia, Sllovakia dhe Sllovenia), 4 janë vlerësuar si demokraci gjysmë të konsoliduara (Polonia, Romania, Bullgaria dhe Kroacia, 10 si regjim hibrid (Ukraina, Moldavia, Gjeorgjia, Bosnja dhe Hercegovina, Hungaria, Serbia, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Mali i ZI dhe Kosova, një shtet është vlerësuar si regjim gjysmë i konsoliduar autoritar (Armenia) dhe 8 vende si regjim i konsoliduar autoritar (Rusia, Bjellorusia, Kazakistani, Kirgistani, Taxhikistani, Uzbekistani, Turmenistani dhe Azerbejxhani).

Sipas dokumentit, Kosova dhe Maqedonia e Veriut janë vendet e vete në rajon të cilat kanë realizuar përparim në lidhje me raportin e vitit të kaluar (përparimi i Maqedonisë së Veriut është 1%), por ata vazhdojnë të mbeten në kategorinë e regjimeve hibride.

Nga ana tjetër, raporti ashpër i kritikon Serbinë, Malin e Zi dhe Hungarinë, për uljen e standardeve demokratike dhe të gjithë 3 vendet, për herë të parë janë vlerësuar si regjime hibride.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button