Agjencia austriake e lajmeve do të zvogëlojë numrin e të punësuarve

Agjencia austriake e lajmeve (APA), që është në pronësi të disa mediave austriake, do të zvogëlojë numrin e të punësuarve për 10 për qind, njofton Portalb.mk.

Drejtori i APA, Klemens Pig tha se si rezultat i koronavirusit të ri dhe situatës së vështirë ekonomike në media, të ardhurat e Agjencisë do të zvogëloheshin nga plus pesë për qind në një për qind, duke e bërë të pashmangshme uljen e numrit të të punësuarve.

Ai theksoi se në APA aktualisht punojnë 145 gazetarë, dhe se numri mesatar i të punësuarve në agjencitë e lajmeve në Evropë varion nga 90 deri në 130.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button