Spasovski, Osmani dhe Dimitrovi do të marrin pjesë në Samitin online të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, së bashku me zëvendëskryetarin e Qeverisë i ngarkuar për Çështje Ekonomike, Bujar Osmani, me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, sot do të marrin pjesë në Samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor nëpërmjet video-konferencës, e cila këtë vit mbahet në organizim të Republikës së Kroacisë, si kryesues aktual i Bashkimit Evropian, transmeton Portalb.mk.
Në Samit, liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian si dhe liderët e vendeve nga Ballkani Perëndimor, do të diskutojnë për bashkëpunimin për ballafaqimin me virusin korona COVID-19 dhe pasojat prej të njëjtit, perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe përkushtimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vlerave evropiane dhe reformave.
Në komunikimin zyrtar të Komisionit Evropian në lidhje me Samitin BE dhe Ballkani Perëndimor, theksohet se rajoni është pjesë përbërëse e Evropës dhe prioritet gjeostrategjik i BE-së dhe theksohet se perspektiva evropiane e tërë rajonit është konfirmuar përsëri në mars të këtij viti, kur vendet anëtare miratuan propozimet e Komisionit për metodologjinë e përforcuar për proces aderues dhe sollën vendim për hapjen e negociatave për aderim me Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Kjo është shumë e rëndësishme që BE-ja të vazhdojë të nxisë stabilitet dhe prosperitet në këtë rajon dhe mbështetet në interesat  e përbashkëta strategjike të vendeve nga Ballkani Perëndimor dhe vendeve anëtare të BE-së.
Në përputhje me Samitin, liderët e gjashtë vendeve nga Ballkani Perëndimor do të shkëmbejnë mendime për fazën e re të bashkëpunimit të ngushtë për zgjidhjen e pasojave më të rëndësishme socio-ekonomike nga kriza shëndetësore-ekonomike me COVID-19, për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, si dhe për atë se si të ballafaqohen me sfidat për siguri për Evropën dhe tërë rajonin.
Në Samitin e sivjetshëm BE-Ballkani Perëndimor Zagreb 2020, krahas shefave të shteteve dhe qeverive nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Kosova, do të marrin pjesë edhe shefa nga shtete dhe qeveri të vendeve anëtare të BE-së, ndërsa me samitin do të kryesojnë Kryetari i Këshillit Evropian, Çarlls Mishell dhe Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursulla Fon Der Lejen.

Në punën e Samitit do të marrin pjesë edhe Andrej Plenkoviq, Kryeministër i Kroacisë, Josep Borell, Përfaqësues i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Dejvid Sasoli, Kryetar i Parlamentit Evropian, si dhe përfaqësues të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Bankës Botërore, Bankës Evropiane për Investim dhe Këshillit Rajonal për Bashkëpunim.

BE ka vendosur të ndihmojë rajonin me 3,3 miliardë euro të shpërndara në gjashtë vende të rajonit në shenjë solidariteti.

Këto fonde do t’i nënshtrohen mbikëqyrjes së rreptë nga institucionet e BE-së.

“Ju siguroj se çdo këst i nënshtrohet mekanizmave shumë të rreptë të kontrollit dhe mbikëqyrjes dhe nëse ekziston dyshimi më i vogël për keqpërdorim të mundshëm të fondeve, ne do të hapim hetim që mund të çojë deri në proces kriminal. Fondet e BE-së janë të lidhura me kushte shumë të rrepta”, njoftuan nga Komisioni Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button