Kanibalët nga Sibiri

Katër burra të kanë humbur gjatë një udhëtimi për peshkim, në Siberi. Ata mbetën atje për tre muaj, në minus 30 gradë. Por, kur arriti helikopteri shpëtimit, ata gjetën vetëm dy persona: Alexandrin dhe Aleksein.

Pas një kërkimi, policia gjeti një trup i cili nuk mundej të identifikohej, sepse ishte shpërfytyruar. Pranë trupit u gjet një shkop prej druri dhe një xhaketë e përgjakshme.

“Ne dyshojmë se dy të mbijetuarit kanë vrarë dhe kanë ngrënë miqtë e tyre për të mbijetuar. Që të dy mohojnë se kishin të bëjnë me vdekjen e tyre, por në trupa prerjet janë të dukshme. Kjo do të thotë se janë prerë në copa”, tha një burim, raporton “Mirror”.

Policia mori pjesët e trupit, që do të dërgohen për vlerësim të ekspertëve. Të mbijetuarit mohojnë se kanë vrarë Viktor Komarovin dhe Andrei Kurochkinin

Lajme të ngjashme

Back to top button